Ndërmarrja "DONI" u krijua në vitin 1969 nga Riza Beqiri me përgatitje
paraprake në këtë lëmi si Mjeshtër i specializuar në shkallën e tretë të zdrukthtarisë.
Kjo ndërmarrje filloj punën në fshatin Bajgorë si fabrikë e specializuar për përpunimin
e drurit, konkretisht prodhimin e dyerve, dritareve, tavolinave etj.
Me zgjerimin e tregut shfaqet nevoja e zhvendosjes së Fabrikës dhe të gjithë veprimtarisë
në qytetin e Mitrovicës. Pas zhvendosjes në Mitrovicë, fabrika u modernizua me makineri
të re dhe moderne dhe poashtu u rrit numri i produkteve. Si rezultat i këtyre ndyshimeve
u bën ndryshime tjera rrënjësore si në aspektin menaxherial, ngritjene kapaciteteve të
burimeve njerëzore, distribuimit, reklamimit etj. Sot emri "DONI" njihet në tërë Kosovën
dhe këtë e dëshmon kërkesa për produktet e saj nga gjithë vendi.